Miratohet raporti vjetor i Avokatit të Popullit, Qalaj: Qytetarët s’po kanë besim te institucionet gjyqësore - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

19/10/2021 17:36

Miratohet raporti vjetor i Avokatit të Popullit, Qalaj: Qytetarët s’po kanë besim te institucionet gjyqësore

Lajme

Gazeta Express

19/10/2021 17:36

Me 61 vota për Kuvendi i Kosovës ka miratuar raportin vjetor të Avokatit të Popullit për vitin 2020.

Raportin e saj, e paraqiti, Naim Qelaj, i cili tha se nga 135 projektligje që ka paraparë qeveria për shqyrtim, ka shqyrtuar vetëm 17 prej tyre.

Lexo Edhe:

Ai shtoi se sipas të gjeturave, qytetarët ende po vazhdojnë të mos kenë besim te institucionet gjyqësore, derisa shtoi se kanë pranuar 64 ankesa nga fundi i vitit 2020 për masat anti-Covid.

“Viti 2020 nuk ishte i zakontë pasi që përballja me pandeminë, masat e marra nga Qeveria kanë shënuar shumë reagime me cenime të drejtave themelore. Zgjedhjet e parakohshme kanë pasur ndikimin e tyre në respektimin e të drejtave të njeriut. Nga programi legjislativ qeveria ka paraparë shqyrtimin e 135 projektligjeve dhe nuk ka arritur ta realizojë, dhe janë realizuar vetëm 17 prej tyre. Qytetarët kanë vazhduar të mos kenë besim në institucionet gjyqësore. Institucioni jonë ka pranuar 64 ankesa në ligje me masat e ndërmarra për parandalimin e pandemisë”, u shpreh Qalaj.

Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi tha se raporti është gjithëpërfshirës dhe plotëson kushtet për miratim.

“Edhe ne si grup parlamentar dua të tregoj se si grup parlamentar kemi shqyrtuar këtë raport dhe konsiderojmë se ëhstë gjithëpërfshirës dhe vlersojmë se i plotson kushtet për miratim”, tha ajo.

Pro votimit të raportit, u shpreh edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ndonëse tha se kanë vërejtje.

“Ne si deputet, të gjitha vërejtjet që janë të përfshira duhet ti marrim seriozisht dhe ti ngrisim shqetësimet, ne si AAK e përkrahim dhe do ta votojmë”, tha ajo./EO