Miratohet raporti mbikëqyrës i zbatimit të Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar - Gazeta Express
string(111) "miratohet-raporti-mbikeqyres-i-zbatimit-te-ligjit-per-administrimin-e-pasurise-se-sekuestruar-dhe-te-konfiskuar"

Lajme

Gazeta Express

17/09/2024 14:41

Miratohet raporti mbikëqyrës i zbatimit të Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar

Lajme

Gazeta Express

17/09/2024 14:41

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ka miratuar raportin e mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar.

Anëtari i këtij komisioni, Hajdar Beqa ka thënë se këto votime janë vetëm formale.

Lexo Edhe:

“Sa i përket tekstit është një raport i komisionit u pajtuam apo nuk u pajtuam është një gjendje e veprimit të bërë. Mendoj që është votim formal”, ka thënë Beqa.

Në këtë komision janë miratuar raporti i  punës së komisionit për sesionin pranveror 2024, raporti të mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit nr. 05/L-049 për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 08/-L-034.

Gjithashtu i miratuar raporti i mbikëqyrjes së zbatimit të Kodit nr.06/L-006 i Drejtësisë për të Mitur.

Ndërsa pika 6 dhe 7 janë hequr nga rendi i ditës të cilat janë raporti me amendamente për Projektligjin nr. 08/L-276 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjeve të veçanta për krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga Qeveria dhe ministrat, dhe amendamente për Projektligjin nr.08/L-283 për harmonizimin e Ligjeve të veçanta me Ligjin nr. 05/L- 087 për kundërvajtje.