Miratohet projektligji për barazinë gjinore - Gazeta Express
string(43) "miratohet-projektligji-per-barazine-gjinore"

Shqiperi

Gazeta Express

07/11/2025 8:49

Miratohet projektligji për barazinë gjinore

Shqiperi

Gazeta Express

07/11/2025 8:49

Me 77 vota pro dhe 36 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në parim projektligjin “Për barazinë gjinore”, një nismë që synon të përmirësojë kuadrin ligjor për garantimin e trajtimit të barabartë mes grave dhe burrave në të gjitha fushat e jetës shoqërore.

Projektligji u votua pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Socialiste për ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin e menjëhershëm në procesin e votimit për të gjitha aktet e rendit të ditës.

Sipas relacionit shpjegues, nisma synon harmonizimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian në fushën e të drejtave të njeriut, duke forcuar mekanizmat për mundësi të barabarta në punësim, arsim, përfaqësim politik e vendimmarrës, si dhe për mbrojtjen nga çdo formë diskriminimi me bazë gjinore.