Miratohet Programi për Barazi Gjinore - Gazeta Express
string(37) "miratohet-programi-per-barazi-gjinore"

Gazeta Express

23/05/2020 20:35

Miratohet Programi për Barazi Gjinore

Gazeta Express

23/05/2020 20:35

Qeveria në detyrë e Kosovës, në mbledhjen e 34-të, ka miratuar Programin për Barazi Gjinore 2020-2024 dhe Planin e veprimit 2020-2022.

Sipas njoftimit nga qeveria, vendimi për Programin për Barazi Gjinore obligon institucionet e vendit që të zbatojnë këtë program sipas aktiviteteve të parapara në Planin e Veprimit, ndërsa Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit obligohet për monitorim të zbatimit dhe për raportim vjetor mbi zbatimin e programit.

Lexo Edhe:

Ky program e përkufizon barazinë gjinore si një të drejtë themelore dhe një nga faktorët e rëndësishëm për rritjen ekonomike, zhvillimin dhe stabilitetin në shoqëri. Barazia gjinore është edhe një nga parimet fundamentale të të drejtave të përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Objektivi i përgjithshëm strategjik i Programit të Kosovës për Barazi Gjinore është sigurimi i barazisë gjinore si një fokus i proceseve transformuese në të gjitha strukturat, institucionet, politikat, procedurat, praktikat dhe programet e qeverisë, agjencive, shoqërisë civile, sektorit privat dhe komunitetit të donatorëve”, thuhet në njoftim të Qeverisë.

Ky objektiv synohet të arrihet duke punuar në tri drejtime, sipas njoftimit:

· Krijimin e mundësive të barabarta për të kontribuar dhe përfituar nga zhvillimi ekonomik, gjithëpërfshirja dhe përmirësimi i mirëqenies sociale.

· Avancimi i barazisë gjinore përmes arsimit cilësor, shëndetësisë cilësore, gjithëpërfshirjes dhe shfrytëzimit të kapaciteteve njerëzore në zhvillimin e qëndrueshëm dhe zhdukjen e pabarazisë dhe stereotipeve gjinore;

· Avancimi i të drejtave për vendimmarrje, paqe, siguri dhe drejtësi.