Miratohet me konsensus ligji për mbrojtjen e grave nga dhuna - Gazeta Express
string(60) "miratohet-me-konsensus-ligji-per-mbrojtjen-e-grave-nga-dhuna"

Ballina

Gazeta Express

27/01/2021 16:22

Miratohet me konsensus ligji për mbrojtjen e grave nga dhuna

Ballina

Gazeta Express

27/01/2021 16:22

Kuvendi në seancën e sotme të 32-të me konsensus e solli Propozim-ligjin e plotësuar për parandalimin dhe mbrojtjen e dhunës mbi gratë dhe dhunën në familje. Gjithashtu deputetët me 50 vota “pro” dhe 23 “të përmbajtur” i sollën Propozimin e plotësuar të Ligjit për zhvillim rajonal të barabartë. Për dy ligjet në vazhdimet paraprake në seancë plenare përfundoi debati.

Propozimi i plotësuar i Ligjit për zhvillim rajonal të barabartë është sjellë me mbështetjen e VMRO-DPMNE-së në opozitë e cila ishte në sallë dhe votoi me abstenim. Nikolla Micevski, koordinator i grupit të deputetëve tha se ata do të votojnë me abstenim me çka do të mundësohet sjellja e ligjit, duke theksuar se për këtë ligj janë pranuar tre amendamente të tyre me çka është miratuar vendimi ligjor.

Lexo Edhe:

Kuvendi pati kuorum për punë, por shumica në pushtet nuk pati numër të mjaftueshëm të deputetëve për votim kështu që për një pjesë të vendimeve ligjore dhe raporteve për të cilat përfundoi debati do të votohet shtesë.

Drejtori i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale për vitin 2019, Zoran Trajçevski para deputetëve tha se Qeveria nga aspekti formalo-juridik nuk ka të drejtë të japë mendim për punën e APRMV-së dhe se aktivitete kyçe të tyre në vitin 2019 kanë qenë ndjekja e fushatës zgjedhore, organizimi i Ditëve të edukimit mediatik dhe aktivitetet që i pati APRMV lidhur me problemet dhe mënyrën e funksionimit të 1TV.

“Në aspektin formalo-juridik Agjencia jep llogari para Kuvendit dhe Qeverisë dhe nuk është ajo që jep mendim. Këtë praktikë tentoi ta prishë Qeveria herën e fundit në vitin 2017. Ja dy vite më vonë sërish vazhdon me praktikën e njëjtë. Për përmbajtjen e vetë mendimit, i cili thotë se është negativ lidhur me respektimin dhe zbatimin e nenit 143 të Ligjit për Shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, dëshiroj të theksoj se qëndrimi dhe aktivitetet, pozitat e Agjencisë lidhur me nenin 143 janë dhënë dhe Agjencia reagoi vitin e kaluar kur disa sekonda para shpërndarjes së përbërjes paraprake Kuvendi në dhjetë sekonda bëri ndryshim të çuditshëm të nenit 143. Qëndrimi ynë është identik me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Më së paku që prisja është se Qeveria me vendimin e Gjykatës Kushtetuese në dhjetor të vitit të kaluar, do ta tërheqë kërkesën pasi në këtë mënyrë mendimi i Qeverisë është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, theksoi Trajçevski.

Drejtori i Entit Shtetëror për Mbikëqyrje, Makdim Acevski e prezentoi Raportin për vitin 2019 duke potencuar se këtë vit janë kryer 54 mbikëqyrje, janë publikuar 90 raporte mbikëqyrëse dhe në vazhdimësi me 174 subjekte, që në krahasim me periudhën e kaluar është rritje.

Seanca u ndërpre pas shqyrtimit të raporteve vjetore të disa institucioneve shtetërore. Kryetari i Kuvendit e ndërpreu seancën e 32-të ndërsa vazhdimi do të caktohet shtesë. Nesër në orën 11 do të mbahet seanca e rregullt për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve. (Zhurnal.mk)