Miratohet fondi 25 milionë lekë për "Kinostudio" - Gazeta Express
string(46) "miratohet-fondi-25-milione-leke-per-kinostudio"

Arte

Gazeta Express

04/12/2025 15:07

Miratohet fondi 25 milionë lekë për “Kinostudio”

Arte

Gazeta Express

04/12/2025 15:07

Këshilli i Ministrave miratoi sot kalimin e fondit prej 25 milionë lekë, në kuadër të mbështetjes së veprimtarisë së fondacionit “Kinostudio”.

Sipas vendimit të qeverisë, fondi transferohet në llogarinë bankare të fondacionit “Kinostudio” dhe përballohet nga buxheti i miratuar për vitin 2025 për Ministrinë e Arsimit, në programin buxhetor 01110 “Planifikim, menaxhim dhe administrim”, në llogarinë ekonomike 604. Financimi mbulon veprimtarinë për një periudhë 12-mujore.

Fondacioni “Kinostudio”, brenda muajit dhjetor 2025, pas transferimit të fondeve duhet të paraqesë në Ministrinë e Arsimit planin e detajuar të shpenzimeve, të përgatitur në përputhje me klasifikimin ekonomik buxhetor dhe të miratuar nga këshilli drejtues i fondacionit, duke identifikuar të gjitha aktivitetet/produktet, që do të realizohen në kuadër të veprimtarisë së fondacionit “Kinostudio”.

Në vendim thuhet se “fondacioni “Kinostudio” detyrohet të raportojë periodikisht mbi bazë katërmujore në Ministrinë e Arsimit për ecurinë e realizimit të aktiviteteve dhe të përdorimit të fondeve, sipas strukturës së miratuar të shpenzimeve”.

Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Arsimit dhe fondacioni “Kinostudio”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. /TemA

Advertisement
Advertisement
Advertisement