Miratohen 5,191 paga 'lufte' për punonjësit e transportit rrugor - Gazeta Express
string(61) "miratohen-5191-paga-lufte-per-punonjesit-e-transportit-rrugor"

Miratohen 5,191 paga ‘lufte’ për punonjësit e transportit rrugor

Gazeta Express

12/08/2020 18:43

Qeveria ka miratuar 5,191 paga lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna në sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve.

Pagën e luftës do ta përfitojnë ata të cilët kanë humbur punën gjatë muajit qershor.

Lexo Edhe:

Lajmin e ka bërë të ditur kryeminstri Edi Rama në Facebook, teksa njofton se efekti financiar shkon në rreth 135 milionë lekë.

Postimi i kryeminsitrit Rama në Facebook

SOLIDARITET për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor

QEVERIA SHQIPTARE miraton:

+5,191 Paga Lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020!

Efekti financiar prej 134,966,000 Lekë mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR!

Falë mirëadministrimit, rezultateve rekord të 2019-ës dhe përgjegjësisë shembullore sociale të DPSHTRR-së, mundësohet mbështetja e dytë për sivjet nga DPSHTRR për sektorin e transportit të udhëtarëve me autobus (pas kompensimit të taksës vjetore TVMP.