Miralem Pjanic pritet të pensionohet në moshën 35-vjeçare, ‘zbulohet’ se çka do të bëjë tash e tutje - Gazeta Express
string(97) "miralem-pjanic-pritet-te-pensionohet-ne-moshen-35-vjecare-zbulohet-se-cka-do-te-beje-tash-e-tutje"

Futboll

Gazeta Express

28/11/2025 16:00

Miralem Pjanic pritet të pensionohet në moshën 35-vjeçare, ‘zbulohet’ se çka do të bëjë tash e tutje

Futboll

Gazeta Express

28/11/2025 16:00

Ish-mesfushori i Romës dhe Juventusit, Miralem Pjanic, raportohet se ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si futbollist në moshën 35-vjeçare, pak pasi u hodhën poshtë thashethemet për një rikthim të mundshëm në “Allianz Stadium”.

Sipas raporteve nga “TMW”, Pjanic ka vendosur të tërhiqet nga futbolli konkurrues dhe aktualisht po studion për t’u bërë agjent. Ish-reprezentuesi i Bosnjës ende nuk ka komentuar publikisht.

Pjanic ka qenë pa klub që prej fundit të sezonit 2024-25, pas një sezoni në Rusi me CSKA Moscow.

Së fundmi kishte pasur zëra se ai po planifikonte një rikthim te Juventusi në një rol tjetër, pasi disa fotografi të tij në qendrën stërvitore të klubit u shfaqën online, por siç shpjegoi eksperti i “Football Italia”, Alfredo Pedullà, kjo kishte qenë thjesht për të takuar miq e kolegë të vjetër.

Pjanic ka zhvilluar 780 ndeshje zyrtare për klub dhe kombëtare gjatë karrierës së tij, duke përfshirë 665 paraqitje në nivel klubesh dhe 115 me Bosnjën.

Vitet më të mira të karrierës së tij i kaloi në Serie A: pesë vite me Romën midis 2011 dhe 2016, ku zhvilloi 185 ndeshje dhe shënoi 30 gola, dhe katër sezone të tjera me Juventusin deri në vitin 2020, ku luajti 178 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 22 herë./GazetaExpress/