Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë - Gazeta Express
string(67) "mira-murati-kete-vikend-martohet-ne-nje-ceremoni-private-ne-toskane"

Lajme

Gazeta Express

14/06/2025 18:04

Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë

Lajme

Gazeta Express

14/06/2025 18:04

Mira Murati, shqiptarja që kontribuoi në krijimin e inteligjencës artificiale ChatGPT, do të kurorëzojë dashurinë e saj në një ceremoni tërësisht private në bukurinë e Toskanës italiane, këtë vikend.

Më pak se një vit pasi nëna e saj pyeti vetë ChatGPT për fatin e vajzës së saj në dashuri, duket se teknologjia dhe fati kanë punuar së bashku për t’i dhënë përgjigjen e shumëpritur.

Dasma mbahet nën një protokoll shumë të rreptë sigurie, ku të gjithë të ftuarit kanë firmosur kontrata privatësie që ndalojnë publikimin e fotove apo videove në media dhe rrjete sociale, transmeton albinfo.ch.

Qëllimi është që ceremonia të mbetet larg vëmendjes së publikut dhe medieve.

Megjithatë, disa detaje të veçanta kanë dalë në dritë. Festimet do të përfshijnë ritet dhe zakonet shqiptare, duke i dhënë ngjyrim autentik dhe krenar ceremonisë. Mira Murati do të mbajë kostumin tradicional të nuseve të Jugut, me jelekun karakteristik të zonës së Vlorës, duke nderuar kështu rrënjët e saj kulturore. Këngët dhe vallet popullore shqiptare do të jenë pjesë e atmosferës festive, duke bashkuar traditën me modernitetin që e shoqëron këtë histori suksesi.