Minuta e njëjtë, vendi i njëjtë, përfundimi i njëjtë: 'Mallkimi' i Calhanoglut - Gazeta Express
string(73) "minuta-e-njejte-vendi-i-njejte-perfundimi-i-njejte-mallkimi-i-calhanoglut"

Futboll

Gazeta Express

25/11/2025 17:01

Minuta e njëjtë, vendi i njëjtë, përfundimi i njëjtë: ‘Mallkimi’ i Calhanoglut

Futboll

Gazeta Express

25/11/2025 17:01

Hakan Calhanoglu ka humbur vetëm dy nga 29 penalltitë e tij për Interin dhe, në mënyrë të jashtëzakonshme, të dyja kanë ardhur në të njëjtën minutë, në të njëjtën javë kampionati dhe në të njëjtin rrjetë të stadiumit “Giussepe Meazza”.

Mund të thuhet me plot gojën se ylli i Interit, Calhanoglu, është një nga specialistët më të mirë të penalltive në Serie A, pasi 31-vjeçari ka realizuar 27 nga 29 tentativat nga pika e bardhë.

Megjithatë, çuditërisht, të vetmet dy penallti që ai ka humbur me zikaltrit kanë ndodhur në rrethana identike, siç thekson “Gazzetta”.

Para ndeshjes të së dielës në Serie A kundër Milanit, Calhanoglu kishte humbur vetëm një penallti, në nëntor 2024 kundër Napolit.

Edhe ajo ishte një ndeshje e javës së 12-të e luajtur në “San Siro”, dhe edhe ajo penallti kundër Napolit u ekzekutua nën “Curva Nord”, në minutën e 74-t.

Calhanoglu mbetet golashënuesi më i mirë i Serie A me pesë gola, së bashku me Christian Pulisic, Riccardo Orsolini dhe Nico Paz.

Dy ndeshjet e ardhshme të Interit janë kundër Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve dhe Pisa në Serie A, të dyja jashtë fushe./GazetaExpress/