MINTI publikon çmimet, nafta sot 1 cent më shtrenjtë se dje - Gazeta Express
string(58) "minti-publikon-cmimet-nafta-sot-1-cent-me-shtrenjte-se-dje"

Gazeta Express

31/07/2026 9:41

MINTI publikon çmimet, nafta sot 1 cent më shtrenjtë se dje

Gazeta Express

31/07/2026 9:41

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme.

Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.74 euro për litër që është 1 cent më shtrenjtë se sa ditën e djeshme.

Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.51 euro për litër, ndërsa gazi me 0.60 euro për litër.

Sipas ministrisë, këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

Advertisement
Advertisement
Advertisement