MINT njofton se ka filluar verifikimi njehsorëve, tërhiqen disa që kanë pasur mospërputhje të kohës - Gazeta Express
string(98) "mint-njofton-se-ka-filluar-verifikimi-njehsoreve-terhiqen-disa-qe-kane-pasur-mosperputhje-te-kohes"

Lajme

Gazeta Express

01/04/2026 16:10

MINT njofton se ka filluar verifikimi njehsorëve, tërhiqen disa që kanë pasur mospërputhje të kohës

Lajme

Gazeta Express

01/04/2026 16:10

Ditën e sotme ka filluar verifikimi i ankesave të para nga konsumatorët për njehsorët elektrikë, nga ana e komisionit të posaçëm të  themeluar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.

Në komunikatën për media, bëhet e ditur se, njehsorët që janë vërejtur mospërputhje të kohës, janë tërhequr nga funksioni dhe janë sjellë për verifikim në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës, përcjell Gazeta Express.

‘’ Rezultatet e verifikimeve të njehsorëve të parë pritet të dalin së shpejti dhe opinioni publik do të njoftohet me kohë’’, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Komunikata:

Prishtinë, 1 prill 2026

Ka filluar verifikimi i ankesave të para nga konsumatorët për njehsorët elektrikë

Komisioni i posaçëm i themeluar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) për trajtimin e ankesave të konsumatorëve për njehsorët elektrikë, sot gjatë ditës ka dalë në terren bashkë me Inspektoratin Qendror të Tregut.

Njehsorët, që janë vërejtur mospërputhje të kohës, janë tërhequr nga funksioni dhe janë sjellë për verifikim në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës.

Rezultatet e verifikimeve të njehsorëve të parë pritet të dalin së shpejti dhe opinioni publik do të njoftohet me kohë.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, konkretisht Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit, iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve që parashtrojnë ankesa në adresën elektronike [email protected], të bashkëngjisin numrin e telefonit dhe adresën e banimit, në mënyrë që verifikimi të realizohet në kohën më të shpejtë të mundshme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement