Ministrja Kusari nënshkruan inicimin e procedurës për ligjin për çmimet tavan: Masat janë të përkohshme - Gazeta Express
string(102) "ministrja-kusari-nenshkruan-inicimin-e-procedures-per-ligjin-per-cmimet-tavan-masat-jane-te-perkohshme"

Gazeta Express

20/02/2026 11:30

Ministrja Kusari nënshkruan inicimin e procedurës për ligjin për çmimet tavan: Masat janë të përkohshme

Gazeta Express

20/02/2026 11:30

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, tha se pas miratimit të agjendës legjislative në Qeverinë e Kosovës ka nënshkruar inicimin e procedurës për Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në rast të krizave ekonomike, ligji për çmimet tavan.

Ajo tha se ndërmori këtë hap duke e pasë parasysh edhe “premtimin e Kryeministrit Kurti për miratimin e tij që në fillim të mandatit të ri”.

“Ky është një hap i domosdoshëm për të mbrojtur konsumatorin dhe për të garantuar stabilitet në treg”, shkroi ajo.

Kusari-Lila tha se ky projektligj krijon bazën ligjore për “ndërhyrje të shpejtë dhe të drejtë kur përballemi me:  rritje të papritura të çmimeve; mungesë të produkteve themelore;  çrregullime në furnizim”.

Në arsyetim, Kusari-Lila tha se qëllimi nuk është ndërhyrja arbitrare në treg, por “mbrojtja e qytetarëve nga abuzimi dhe spekulimi në kohë krize”.

“Masat janë të përkohshme, proporcionale dhe të orientuara drejt ruajtjes së stabilitetit ekonomik. Duke adresuar edhe vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese nga e kaluara, po ndërtojmë një kornizë më të fortë, më të qëndrueshme dhe ligjërisht solide. Në një periudhë kur inflacioni ka prekur çdo familje, shteti duhet të jetë garant i balancës mes tregut të lirë dhe interesit publik”./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement