Ministrja Haxhiu: S'janë 60 mijë, por 20 mijë veteranë - Gazeta Express
string(51) "ministrja-haxhiu-sjane-60-mije-por-20-mije-veterane"

Gazeta Express

28/06/2022 23:35

Ministrja Haxhiu: S’janë 60 mijë, por 20 mijë veteranë

Gazeta Express

28/06/2022 23:35

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se lista e veteranëve të UÇK-së duhet të pastrohet dhe ky proces duhet të fillojë sa më parë, në mënyrë që veteranët e vërtetë të mos pësojnë si pasojë e atyre që përfitojnë nga ky status.

“Përgjegjësinë për këtë proces e kemi bashkërisht si institucione. Ministria e Drejtësisë do të ndihmojë në çfarëdo instance që bëhet dhe të delegojë një përfaqësues. Listat e veteranëve duhet të pastrohen. Ne pajtohemi se nuk i kemi pasur 60 mijë veteranë. Do të donim t’i kishim, por si kemi pasur. I kemi pasur rreth 20 mijë. Nuk e di që dikush mundet sot të deklarojë se kanë qenë 60 mijë veteranë luftëtarë”, ka theksuar Haxhiu në RTK.

Lexo Edhe:

Ajo ka thënë se verifikimi është shumë i lehtë dhe mund të bëhet nëpërmjet komandantëve të zonave, por në këtë proces kontributin e tyre duhet ta japin edhe vetë veteranët e vërtetë.

“Për shkak të këtij numri të fryrë e të madh, që është bërë komplet për vota në të kaluarën, ne nuk po mundemi që nevojat reale që i kanë veteranët luftëtar t’ua plotësojmë. Është koha e fundit kur duhet t’i trajtojmë seriozisht dhe siç duhet ata që kanë dhënë gjithçka që Kosova sot me qenë e lirë”.