Ministrja Gërvalla: Ilir Dugolli është ambasador i Kosovës në Uashington - Gazeta Express
string(71) "ministrja-gervalla-ilir-dugolli-eshte-ambasador-i-kosoves-ne-uashington"

Ministrja Gërvalla: Ilir Dugolli është ambasador i Kosovës në Uashington

Lajme

Gazeta Express

29/11/2021 23:22

Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla ka konfirmuar se Ilir Dugolli do të jetë ambasador i Kosovës në Uashington.

“Kosova e ka ambasadorin në Uashington”, tha Gërvalla.

Lexo Edhe:

‘Është e vërtete Ilir Dugolli është ambasadori ynë në Uashington”, shtoi ajo në emisionin DPT te Fidani.

“Ilir Dugolli është personi të cilin e kemi konsideruar si diplomatin me përvojë i cili mund t;i bëjë ballë gjithë asaj pune”, theksoi ajo.

“Ai e ka marrë agremanin e SHBA dhe i cili brenda shumë pak ditësh udhëton për në Uashington për të filluar punën e tij atje”, shtoi ajo.

Express raportoi sot se diplomati Ilir Dugolli pritet të jetë ambasador i ri i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 Emisionin e plotë mund ta shihni KËTU.