Ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala: Të zgjidhim sa më parë rimbursimin e barnave onkologjike - Gazeta Express
string(96) "ministrja-e-re-e-shendetesise-evis-sala-te-zgjidhim-sa-me-pare-rimbursimin-e-barnave-onkologjike"

Shqiperi

Gazeta Express

20/09/2025 10:45

Ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala: Të zgjidhim sa më parë rimbursimin e barnave onkologjike

Shqiperi

Gazeta Express

20/09/2025 10:45

Evis Sala ka marrë zyrtarisht detyrën e re si Ministre e Shëndetësisë. Prezantimi i saj u bë sot në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) nga Kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e saj, ministrja e re theksoi se sfida e parë dhe më urgjente është zgjidhja e çështjes së rimbursimit të barnave onkologjike.

“Për mua sot është një ditë shumë emocionuese. Në planin personal rikthehem në një vend ku ka studiuar. Megjithëse nuk e njoh, mund të kisha humbur, ndryshimet janë thelbësore. Është më mirë nga ana strukturore se sa në spitale ku kam punuar. Kur e shef sa mirë është ana e strukturës së spitale. Është një sfidë e madhe, por ata që më e njohin e dinë që kam dëshirë për të përballuar sfida. Megjithatë sfidat i kam përballuar gjithmonë me skuadër, se suksesi i njeriut varet nga suksesi i skuadrës që krijon. Duhen bërë shumë ndryshime. Duhet njohur ajo punë që është bërë. Në qoftë se çalon menaxhimi, atëherë performanca e shërbimit çalon.

Ajo që dua të fokusoj punën time, mendoj që është e rëndësishme zgjidhja sa më parë e rimbursimit të barnave onkologjike. E palejueshme për ne që barbat onkologjike nuk janë plotësisht të rimbursueshme. Kjo është një sfidë edhe e imja. Është e bëshme. 

Shumë kyç është riorganizimi i shërbimit parësor dhe diagnostikues, do shpëtojë shumë jetë dhe do ulë fluksin në spitale. Nuk mundet që çdo spital të jetë i mbingarkuar. Diagnostika e përparuar shumë është një fushë që unë e njoh mirë, me inteligjencë artificiale mund të bëjmë një hap shumë të madh e të arrijmë atje. Shqiptarët janë shumë kreativë. Prandaj nuk ka pse mos përdorim burimet tona që i kemi. Inteligjenca artificiale do që të dhënat të jenë të dixhitalizuar përpara. Në spitale do organizojmë sa më shpejt ekipet për disa procedura që duhen kryera patjetër në spitale. Do mbyllim rrjedhjen e mjekëve të rinj. Mjeku i mirë shqiptar duhet të vlerësohet edhe këtu si në vendet e tjera. Asnjë gjë nuk bëhet vetëm, prandaj këtij oqeani të madh që i jam futur, do t’i futemi të gjithë bashkë. Është shumë e vështirë por nuk është aq e vështirë nëse bashkohemi të gjithë, asnjë gjë nuk është e pamundur”, tha ministrja Sala.