Ministrja e Punëve të Jashtme të Spanjës gjatë vizitës në Serbi: Nuk do e njohim Kosovën as sot, e as në të ardhmen - Gazeta Express
string(113) "ministrja-e-puneve-te-jashtme-te-spanjes-gjate-vizites-ne-serbi-nuk-do-e-njohim-kosoven-as-sot-e-as-ne-te-ardhmen"

Lajme

Gazeta Express

04/05/2021 18:56

Ministrja e Punëve të Jashtme të Spanjës gjatë vizitës në Serbi: Nuk do e njohim Kosovën as sot, e as në të ardhmen

Lajme

Gazeta Express

04/05/2021 18:56

Arancha Gonzalez, ministre e Punëve të Jashtme të Spanjës, përgjatë një takimi që pati me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, tha se shteti i saj do vazhdojë të mos e njoh Kosovën.

Siç raporton Tanjug, ajo i tha Selakoviqit se Serbia mund të llogarisë në mbështetjen e Spanjës në ruajtjen e integritetit të saj territorial, përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Spanja i përmbahet parimit të mosnjohjes së Kosovës. Ne e kemi mbrojtur atë pozicion deri më tani, ne po e bëjmë sot dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, ka deklaruar ajo në konferencë të përbashkët shtypi.

Gonzalez theksoi se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Ne duhet ta mbështesim edhe më vendosmërisht atë dialog si një mënyrë për një zgjidhje paqësore të çështjes së Kosovës”, deklaroi ajo. /Gazeta Express/