Ministrja e Jashtme shfuqizon disa vendime të Konjufcës me arsyetimin se janë jolegjitime - Gazeta Express
string(90) "ministrja-e-jashttme-shfuqizon-disa-vendime-te-konjufces-me-arsyrtimin-se-jane-jolegjitime"

Ministrja e Jashtme shfuqizon disa vendime të Konjufcës me arsyetimin se janë jolegjitime

Gazeta Express

11/07/2020 17:32

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë të ditur se më datë 30 qershor 2020 ka nxjerrë vendim për pezullimin 7 ditor të të gjitha vendimeve jolegjitime të marra nga ish-ministri në detyrë, Glauk Konjufca.

Ajo ka treguar se ka krijuar komisionin për vlerësimin dhe analizimin e të gjitha vendimeve të ish-ministrit Konjufca, duke i studiuar ato rast për rast.

Lexo Edhe:

“Bazuar në rekomandimet e këtij komisioni dhe në kompetencat e mia ligjore, kam nxjerrë vendime të reja, duke përmbyllur fazën e parë të rotacionit në Shërbimin e Jashtëm”.

“Pikërisht me synimin e realizimit të parimit ligjor të procesit të rotacionit ‘një në Shërbim, një në Ministri’, është vendosur që nga Misionet Diplomatike dhe Konsullore këtë vit të kthehen në MPJD pesëdhjetë (50) diplomatë të karrierës”.

“I gjithë procesi do të përfundoj për pak javë meqë kemi filluar edhe fazën e dytë të rotacionit, për të cilën Komisioni po vazhdon punën në propozimet, intervistimet dhe konsultimet për dërgimin në misione diplomatike dhe konsullore ata anëtarë të Shërbimit të Jashtëm që i plotësojnë kushtet për t’u dërguar në mision jashtë vendit”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të saj në Facebook.