Ministrja e Financave pas avullimit të dy milionëve: Po e mendoj luftimin e hajnave - Gazeta Express
string(85) "ministrja-e-financave-pas-avullimit-te-dy-milioneve-po-e-mendoj-luftimin-e-hajnave-ge"

Ministrja e Financave pas avullimit të dy milionëve: Po e mendoj luftimin e hajnave

Gazeta Express

21/10/2020 18:53

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka reaguar pas avullimit të dy milionë eurove nga thesari i shtetit. Bajrami ka thënë se aktualisht po e mendon vetëm luftimin e hajnave, kudo qofshin ata apo kushdo qofshin ata.

Bajrami tha se kushdo që ka vjedhur qoftë edhe një euro të vetme, duhet të përfundojë në burg.

Lexo Edhe:

Tutje, ministrja premtoi se rasti do të zbardhet dhe organet e drejtësië do t’i dënojnë me dënime kapitale.

Ajo gjithashtu tha se aktualisht po kërkon që të verifikohet pastërtia e secilit zyrtar që punon në Ministrinë e Financave.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Bajramit:

Kushdo që vjedh – qoftë edhe një euro – duhet të përfundojë në burg dhe të japë llogari para ligjit, para popullit dhe para Zotit.

E sqarova edhe sot në konferencën për media se katër transaksione të dyshimta kanë ndodhur në Thesarin e Republikës. Njëri nga të dyshuarit për këto transaksione është arrestuar. Dy tjetër janë në arrati. Të gjitha institucionet janë vënë në ndjekje të keqpërdoruesve. Rasti do të zbardhet dhe besoj se organet e hetuesisë dhe drejtësisë do t’i dënojnë me dënime kapitale kushdo që është i përfshirë në këtë rast.

Në këtë situatë po e mendoj vetëm një opsion: LUFTIMIN E HAJNAVE, KUDOQOFSHIN, KUSHDOQOFSHIN dhe të KUJDOQFOSHIN.

Do të kërkoj të verifikohet edhe një herë pastërtia e secilit zyrtar me pozitë të ndjeshme në Ministrinë e Financave.

Hykmete Bajrami

Kushdo që vjedh – qoftë edhe një euro – duhet të përfundojë në burg dhe të japë llogari para ligjit, para popullit dhe…

Posted by Hykmete N. Bajrami on Wednesday, October 21, 2020