Ministrja e Arsimit kritikon nxënësin: Ku e ke maskën? Nuk vihet në shkollë pa maskë! - Gazeta Express
string(82) "ministrja-e-arsimit-kritikon-nxenesin-ku-e-ke-masken-nuk-vihet-ne-shkolle-pa-maske"

Ministrja e Arsimit kritikon nxënësin: Ku e ke maskën? Nuk vihet në shkollë pa maskë!

Gazeta Express

30/09/2020 15:09

Ministrja e re e Arsimit Evis Kushi, ka vizituar nga afër disa shkolla të Durrësit, për të parë nëse fëmijët e mësuesit po i zbatojnë rregullat anti- Covid.

Në videon e postuar nga vetë Ministrja, shihet në një moment kur Kushi i drejtohet me gisht një nxënësi, i cili nuk e kishte veshur maskën. Ministrja i afrohet dhe e kritikon, duke i thënë se duhet të vërë maskën pasi rrezikon veten, të tjerët dhe familjen.

Lexo Edhe:

“Tani ne do shkojmë të djali në fund që nuk ka maskë. Ku e ke maskën? Nuk duhet të rrish në klasë pa maskë, mirë? Se mund të marrësh virusin dhe mund tja cosh, mamit, babit dhe gjyshes. Kështu që asnjë herë pa maskë”, tha Kushi.