Ministrja Dumoshi në takim me ministrin Zemaj, kërkohet rikthimi i sportistëve e tifozëve - Gazeta Express
string(88) "ministrja-dumoshi-ne-takim-me-ministrin-zemaj-kerkohet-rikthimi-i-sportisteve-e-tifozeve"

Ministrja Dumoshi në takim me ministrin Zemaj, kërkohet rikthimi i sportistëve e tifozëve

Gazeta Express

10/08/2020 20:50

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Vlora Dumoshi në një takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar rikthimin e sportistëve, trajnerëve e tifozëve në sporte të ndryshme, në mënyrë të sigurt.

Dumoshi e Zemaj kanë diskutuar për gjendjen e tanishme duke vlerësuar situatën epidemiologjike, ku ministra e Sportve ka folur lidhur me kërkesat e organizatave sportive që kanë adresuar në MKRS.

Lexo Edhe:

Me këtë rast, është kërkuar që me rekomandime të Ministrisë së Shëndetësisë, të bëhet rikthimi gradual, gjithmonë duke respektuar masat, i sporteve specifike, sportistëve e madje edhe tifozëve në këto sporte.

Dumoshi ka treguar detajet e takimit në një postim që ka bërë në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ku ka ndarë edhe disa foto nga takimi./Gazeta Express/