Ministrja e Arsimit bën thirrje diasporës dhe Luginës të shfrytëzojnë mësimin online të Kosovës - Gazeta Express
string(86) "ministrja-bajrami-ben-thirrje-qe-ti-perdorni-platformat-e-mashti-it-per-mesimin-online"

Ministrja e Arsimit bën thirrje diasporës dhe Luginës të shfrytëzojnë mësimin online të Kosovës

Gazeta Express

29/03/2020 8:58

Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, ka thënë e mësimi online për qytetarët e Kosovës duhet të shfrytëzohet edhe nga diaspora dhe Lugina e Preshevës.

Në një postim në FB, ajo ka thënë se projekti i mësimit online po zgjerohet edhe për klasët tjera pasi deri tash materialet janë përgatitur vetëm për disa klasa.

Lexo Edhe:

“Në kohën kur po bëhet thirrje të shtohet edhe më shumë kujdesi, të mos dilet nga shtëpia, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit po punon në zgjerimin e mësimit online. Për këtë arsye, shfrytëzoj rastin t’ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve kudo që janë të përdorin platformat e MASHTI-it për mësimin online. I ftoj posaçërisht edhe shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc të shfrytëzojnë këto materiale të cilat mund t’ju hyjnë në punë edhe shqiptarëve që jetojnë në diasporë”, ka shkruar Bajrami.

Bajrami ka thënë se materialet nuk më të mirat të mundshme pasi Kosova dhe bota po ballafaqohet me pandeminë. Megjithatë, ajo ka thënë se po mundohen të bëjnë më të mirën e mundshme në këtë situatë.

“Nga e hëna ofrojmë mësim online për lëndët gjuhë shqipe dhe matematikë, duke filluar nga klasat 1-9, ndërsa nga 6 prilli, ne do të ofrojmë shumicën e lëndëve: për klasat 1-5 po përgatiten përmbajtjet mësimore për 4 lëndë; për klasën e 6-të, 8 lëndë; për klasat 7-të, 8-të dhe 9-të, 9 lëndë mësimore. Kemi filluar gjithashtu prodhimin e video-mësimeve në gjuhë turke dhe boshnjake”, ka shtuar ai.

“Të gjitha materialet tona mund t’i gjeni në http://emesimi.rks-gov.net, webfaqja e cili ju dërgon direkt te kanali zyrtar i MAShTI-t në YouTube, ku mund t’i gjeni të gjitha mësimet që transmetohen në RTK1 dhe RTK4. Kemi marrë vendim që të gjitha mësimet të jenë si burim i hapur (open source) për çdo medie, me kusht që ato nuk monetizohen dhe modifikohen”.