Ministria e Xhelal Sveçlës blen dy frigoriferë për vetura, i kushtuan 452 euro - Gazeta Express
string(77) "ministria-e-xhelal-svecles-blen-dy-frigorifere-per-vetura-i-kushtuan-452-euro"

Lajme

Gazeta Express

29/07/2025 20:43

Ministria e Xhelal Sveçlës blen dy frigoriferë për vetura, i kushtuan 452 euro

Lajme

Gazeta Express

29/07/2025 20:43

Ministria e Punëve të Brendshme, që udhëhiqet nga Ministri në detyrë Xhelal Sveçla ka blerë frigoriferë për vetura.

Sipas njoftimit të publikuar në platformën e-Prokurimi, blerja e dy frigoriferëve të cilët do të vendosen në dy vetura, i ka kushtuar kësaj Ministrie 452 euro, apo 226 euro një, shkruan Reporteri.net.

Arsyeja e blerjes së këtyre frigoriferëve, si dhe në cilat vetura do të vendosen, nuk janë treguar.

Me kontratë është shpërblyer kompania “SIA TECH L.L.C”. Nënshkrimi i kontratës është bërë dje./Reporteri.net