Ministria e Sportit i ndan mbi 55 mijë euro për pjesëmarrjen e sportistëve në Lojërat Olimpike Dimërore - Gazeta Express
string(103) "ministria-e-sportit-i-ndan-mbi-55-mije-euro-per-pjesemarrjen-e-sportisteve-ne-lojerat-olimpike-dimerore"

Ministria e Sportit i ndan mbi 55 mijë euro për pjesëmarrjen e sportistëve në Lojërat Olimpike Dimërore

Sporte tjera

Gazeta Express

18/11/2021 15:06

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MRKS) do t’i ndihmojë financiarisht atletët kosovarë për t’u përgatitur për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore në fillim të vitit të ardhshëm.

Në një njoftim për media, ministria tregoi se i ka ndarë 56 mijë e 815 euro për t’i mbështetur sportistët në përgatitjet e tyre për Pekin 2022, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Me qëllim të përgatitjes dhe pjesëmarrjes së sportistëve të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022, Komiteti Olimpik i Kosovës, do të përkrahet edhe me një vlerë financiare prej 56 mijë e 815 euro nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, thuhet në një njoftim të ministrisë

“Për këtë u nënshkrua sot aneks memorandumi i bashkëpunimit mes MKRS-së dhe KOK-ut”, thuhet tutje në njoftim.

Lojërat Olimpike Dimërore do të mbahen nga 4 deri më 20 shkurt 2022 në Pekin të Kinës

Po ashtu, kjo marrëveshje do të shërbejë për përpilimin e Planit Strategjik të Komitetit Olimpik të Kosovës 2021-24, sipas ministrisë.

Skitari Albin Tahiri e ka siguruar tashmë pjesëmarrjen në Pekin 2022 në disa disiplina.

Para dy vjetëve, Tahiri u bë sportisti i parë që e përfaqësoi Kosovën në Lojëra Olimpike Dimërore duke marrë pjesë në PyeongChang 2018 në Korenë e Jugut. /Gazeta Express/