Ministria e Shëndetësisë tregon se nxënësit e cilës shkollë do të vaksinohen nesër - Gazeta Express
string(82) "ministria-e-shendetesise-tregon-se-nxenesit-e-ciles-shkolle-do-te-vaksinohen-neser"

Lajme

Gazeta Express

25/11/2021 17:05

Ministria e Shëndetësisë tregon se nxënësit e cilës shkollë do të vaksinohen nesër

Lajme

Gazeta Express

25/11/2021 17:05

Ministria e Shëndetësisë ka treguar se kanë organizuar për nesër  ekipe mobile për vaksinimin e nxënësve në Shkollën e Mesme “Eqrem Qabej” në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Sipas MSH’së, vaksinimi po bëhet në bashkëpunim me drejtuesit e shkollës dhe zhvillohet nga ora 08:00 në mjediset e kësaj shkolle.

“Prindërit ose kujdestarët ligjorë të nxënësve që do të vaksinohen, janë të mirëpritur, nëse duan për të përcjellë nga afër vaksinimin, sikurse edhe mediat”, thuhet nga kjo ministri.

Dita/Data: E premte, 26 nëntor, 2021

Koha: 08:00

Vendi: Shkolla e Mesme “Eqrem Qabej “, Prishtinë

Tema: Vaksinimi i nxënësve me vaksinën kundër COVID-19