Ministria e Shëndëtësisë ka reaguar ndaj therjes me thikë të infermierit sot në QKUK.
MSH përmes një komunikate për media ka deklaruar se sulmet ndaj mantelbardhëve janë të papranueshme, raporton Gazeta Express.
“Pavarësisht rrethnave të cilat kanë çuar te ky sulm, të cilat duhet t’i zbradhin organet e rendit, MSh konsideron se ofendimet, sulmet dhe dhuna ndaj profesionistëvë shëndetësor janë të
papranueshme dhe kryerësit e këtyre akteve kërkon të ndëshkohen në përputhje me ligjet në fuqi”, thuhet në komunikatë.
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës sot rreth orës 14:35 është therur me thikë një infermier.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Sot, më 26.09.2020, në ora 14:35, policia është njoftuar për një rast ‘therrje me thikë’ që ka ndodhur në QKUK, njësitet policore kanë dal në vend-ngjarje dhe janë duke e trajtuar rastin, për informata tjera u njoftojmë me kohë”, ka thënë ai.
Ndaj rastit ka reaguar edhe Oda e Infermiervë të Kosovës të cilët e kanë dënuar rastin./GazetaExpress/
Dashamirës të kuzhinës italiane në Prishtinë, përgatituni për të shijuar pasta, pica dhe sallata të shijshme, pasi Vapiano është...