Ministria e Shëndetësisë pranon donacion maska e dezinfektues nga Polonia - Gazeta Express
string(73) "ministria-e-shendetesise-pranon-donacion-maska-e-dezinfektues-nga-polonia"

Ministria e Shëndetësisë pranon donacion maska e dezinfektues nga Polonia

Gazeta Express

29/05/2020 11:24

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka pranuar një donacion prej 100 mijë maskave dhe 10 mijë e 350 litrave dezinfektues nga Polonia, raporton Express.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, MSh-ja ka bërë me dije se kontingjenti i ndihmës është dorëzuar sot në depon e Ministrisë së Shëndetësisë.

Lexo Edhe:

“Zyrtarë të MSh-së, të cilët kanë pranuar donacionin kanë falënderuar autoritetet polake, për këtë kontribut të vlefshëm në përgjigjen e mëtejme të Kosovës kundër pandemisë së virusit Corona, Covid-19”, thuhet në postim. /Express