Ministria e Shëndetësisë konfirmon pranimin e 4 mijë 680 dozave të vaksinave Pfizer/Biontech - Gazeta Express
string(92) "ministria-e-shendetesise-konfirmon-pranimin-e-4-mije-680-dozave-te-vaksinave-pfizer-biontech"

Ministria e Shëndetësisë konfirmon pranimin e 4 mijë 680 dozave të vaksinave Pfizer/Biontech

Lajme

Gazeta Express

04/05/2021 20:46

Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate adresuar mediave ka konfirmuar se sot janë pranuar 5 mijë e 680 vaksina nga kompania Pfizer/Biontech.

Ky kontingjent konsiderohet pjesa e parë e 95 mijë vaksinave të ndara nga Bashkimi Evropian për Kosovën.

Lexo Edhe:

Këto vaksina do të përdorën nga punëtorët shëndetësorë të cilët nuk mundën të vaksinohen herën e parë.

Ministria e Shëndetësisë do të rifillojë vaksinimin nesër në sallën 1 Tetori.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë:

Njoftim lidhur ma vaksinimin kundër COVID-19

Prishtinë, 4 maj 2021

 Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot 4680 doza të vaksinës Pfizer/Biontech kundër COVID-19, pjesë e parë e 95 000 dozave të cilat Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në vaksinimin kundër COVID-19.

Me rekomandim të Komitetit për vaksinim kundër COVID-19, këto doza të vaksinës Pfizer/Biontech do të përdoren për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit për arsye shëndetësore për çka duhet të kenë dëshmi.

Vaksinimi do të rifillojë nesër, e mërkurë 5 maj 2021 me punëtorët shëndetësor nga e tërë Kosova, të cilët do të vaksinohen në sallën “1 Tetori”  në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00