Ministria e Mbrojtjes: ‘SHOTA’, automjeti i parë i blinduar ‘Made in Albania’, simbol i fuqisë dhe inovacionit - Gazeta Express
string(103) "ministria-e-mbrojtjes-shota-automjeti-i-pare-i-blinduar-made-in-albania-simbol-i-fuqise-dhe-inovacionit"

Shqiperi

Gazeta Express

18/03/2026 12:13

Ministria e Mbrojtjes: ‘SHOTA’, automjeti i parë i blinduar ‘Made in Albania’, simbol i fuqisë dhe inovacionit

Shqiperi

Gazeta Express

18/03/2026 12:13

Ministria e Mbrojtjes ka ndarë pamje në rrjetet sociale, duke prezantuar prototipin e parë të mjetit të blinduar të prodhuar në vend, “Shota”.

Në publikimin e saj, Ministria thekson se “Shota po merr formë në industrinë e mbrojtjes Made in Albania”, duke e cilësuar si simbol të ri të fuqisë dhe inovacionit në këtë sektor strategjik.

Ky projekt, i cilësuar si simbol i ri i fuqisë dhe inovacionit, shënon një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të kapaciteteve vendase në sektorin strategjik të mbrojtjes.

“Shota” është makina e parë e luftës e prodhuar në Shqipëri, realizuar nga kompania shqiptare TIMAK, e cila operon 100% me kapital vendas.

Prototipi i saj është pritur me interes të madh nga kompani ndërkombëtare me eksperiencë në industrinë e mbrojtjes, duke u krahasuar me modelet e ngjashme të prodhuara në Europë, Turqi dhe SHBA.

Automjeti i blinduar është ndërtuar sipas standardit BR7, një nga nivelet më të larta të mbrojtjes balistike, që garanton rezistencë ndaj plumbave dhe municioneve të rënda.

Brenda hapësirës së tij mund të transportohen deri në 10 trupa ushtarake së bashku me pajisjet personale, duke e bërë atë një mjet të përshtatshëm për lëvizjen e këmbësorisë në terrene të ndryshme.

Në prezantimin e tij në panair, “Shota” ka ngjallur interes të lartë te kompani të huaja dhe shtete aleate, duke u cilësuar si një arritje e rëndësishme për industrinë e mbrojtjes shqiptare.

https://www.facebook.com/watch/?v=1233746205589294

Advertisement
Advertisement
Advertisement