Ministria e Mbrojtjes ka marrë masa të jashtëzakonshme për të mbështetur operacionet e shuarjes së zjarreve në rang vendi. Forcat e Armatosura janë angazhuar me 2 automjete zjarrfikëse dhe 14 efektivë, si dhe një helikopter Cougar për të monitoruar situatën nga ajri. Ndihma e ushtrisë ka qenë vendimtare për të shuar vatrat e zjarrit në disa zona të rrezikuara, përfshirë Durrësin dhe Kuçovën.
Gjatë 24 orëve të fundit, forcat operacionale kanë neutralizuar të gjitha vatrat e zjarrit, duke përfshirë ato në qarqet e Durrësit, Tiranës, Shkodrës, Vlorës dhe Beratit.