Ministria e Kulturës ndan çmimet për letërsi - Gazeta Express
string(44) "ministria-e-kultures-ndan-cmimet-per-letersi"

Gazeta Express

17/02/2020 10:54

Ministria e Kulturës ndan çmimet për letërsi

Gazeta Express

17/02/2020 10:54

Për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të organizojë sot ceremoninë e ndarjes së çmimeve për letërsi për vepër jetësore dhe çmimet tjera vjetore për vitin 2019

Ceremonia do të mbahet në kabinetin e ministres Vlora Dumoshi, sot në ora 13:00.

Lexo Edhe:

Juria profesionale e cila ka bërë vlerësimin ka vendosur që çmimet t’u ndahen si vijon:

1.      Çmimi Kombëtar Letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli” t’i jepet Sabile Keçmezi – Basha;

2.      Çmimi për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku” t’iu jepet Rrahman Paçarizi për veprën “Shtatë udhë” dhe Albina Idrizi për veprën “Përsëri mars”;

3.      Çmimi për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja” t’iu jepet Xhevdet Bajraj për vëllimin “Kur qajnë hardhitë” dhe Nexhat Rexha për vëllimin “Duke kërkuar hijen tënde”;

4.      Çmimi për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë “Ibrahim Rugova” t’i jepet Berat Daka (Armagedoni) për studimin “Dramat e Qosjes”;

5.      Çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe dhe anasjelltas “Pjetër Bogdani” t’i jepet Isa Memishi për përkthimin e romanit“Guaska” të Mustafa Halifas; dhe

6.      Çmimi për veprën më të mirë për fëmijë e të rinj “Vehbi Kikaj” t’i jepet Januz Fetahaj për veprën “Libri i përrallave të gjyshit”.