Ministria e Kulturës lajmëron dy projekte të mëdha në Ferizaj - Gazeta Express
string(61) "ministria-e-kultures-lajmeron-dy-projekte-te-medha-ne-ferizaj"

Gazeta Express

24/09/2020 18:43

Ministria e Kulturës lajmëron dy projekte të mëdha në Ferizaj

Gazeta Express

24/09/2020 18:43

Nga Ministria e Kulturës janë paralajmëruar dy projekte të mëdha që do të nisin në qytetin e Ferizajt.

Bëhet fjalë për Pallatinë e Kultrës dhe Stadiumin e Ri, projekte këto që jnaë në interes të përbashkët në fushën e kulturës, trashëgimisë, sportit e rinisë.

Lexo Edhe:

Kështu ka bërë të ditur me anë të një postimi vetë ministrja e MKRS-së, Vlora Dumoshi, shkruan Gazeta Express.

Ajo gjatë ditës së sotme ka mbajtur një takim me kryetarin e komunës së Ferizajt, bashkë me zëvendësministrat Halil Matoshi dhe Muharrem Sfarqa.

Në vizitën e sotme në Ferizaj, ministrja Dumoshi dhe stafi i MKRS-së, bashkë me kryetarin Aliu kanë parë për së afërmi edhe Festivalin e Muraleve, i cili ka për qëllim promovimin e artit vizual të jetës kulturore në Ferizaj./Gazeta Express/