Ministria e konfirmon arrestimin e pjesëtarit të FSK'së në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit - Gazeta Express
string(95) "ministria-e-konfirmon-arrestimin-e-pjesetarit-te-fskse-ne-lidhje-me-vrasjen-e-liridona-murselit"

Lajme

Gazeta Express

01/12/2023 22:56

Ministria e konfirmon arrestimin e pjesëtarit të FSK’së në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit

Lajme

Gazeta Express

01/12/2023 22:56

Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se një pjesëtar i FSK-së është arrestuar lidhur me vrasjen e Liridona Murselit të mërkurën në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Në një komunikatë për media thuhet se hetimet janë duke u kryer nga organet e drejtësisë, teksa thanë se ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së.

“Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K. Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi. Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës. Siguria dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është obligim!”, thuhet në komunikatë.

Kushtrim Kokalla, pjestarë i FSK-së dhe nip i Naim Murselit është arrestuar sot në Prishtinë, nën dyshimin se është përfshirë në vrasjen e Liridona Murselit.

Naim Murseli raportohet se pagoi 30 mijë euro Granit Plavën për ta vrarë Liridonën. /Express/