Ministria e Infrastrukturës i reagon Komunës: S’e kemi në kompetencë mirëmbajtjen e rrugës “Mon Balaj” në Kodrën e Trimave - Gazeta Express
string(118) "ministria-e-infrastruktures-i-reagon-komunes-se-kemi-ne-kompetence-mirembajtjen-e-rruges-mon-balaj-ne-kodren-e-trimave"

Lajme

Gazeta Express

02/02/2026 12:18

Ministria e Infrastrukturës i reagon Komunës: S’e kemi në kompetencë mirëmbajtjen e rrugës “Mon Balaj” në Kodrën e Trimave

Lajme

Gazeta Express

02/02/2026 12:18

Ministria e Infrastrukturës i ka reaguar Komunës së Prishtinës duke thënë se nuk është në kompetencë të tyre mirëmbajtja e rrugës “Mon Balaj” në Kodrën e Trimave.

“Sqarojmë se MMPHI nuk e ka në kompetencë mirëmbajtjen e segmentit të rrugës “Mon Balaj” në Kodrën e Trimave. Ky segment është nën përgjegjësinë e Komunës së Prishtinës, e cila edhe ka ndërhyrë në këtë pjesë të rrugës duke vendosur pengesa.”

Ministria thotë se kompetenca e MMPHI-së përfshin segmentin rrugor nga Bernica në drejtim të Komunës së Podujevës, segment nga i cili edhe ka filluar realizimi i projektit të rrugës Prishtinë–Podujevë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement