Ministria e Ekologjisë reagon ndaj akuzave për korrupsion - Gazeta Express
string(57) "ministria-e-ekologjise-reagon-ndaj-akuzave-per-korrupsion"

Maqedoni

Gazeta Express

24/02/2025 15:26

Ministria e Ekologjisë reagon ndaj akuzave për korrupsion

Maqedoni

Gazeta Express

24/02/2025 15:26

Reagimet e LSDM-së dhe BDI-së vijnë në kohën kur Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, po zbardhin çdo ditë skandale të panumërta nga pushteti i kaluar, thonë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në lidhje me akuzat e BDI-së dhe LSDM-së për keqpërdorime në këtë ministri. Nga MMJPH thonë se LSDM është e paaftë për të lexuar dokumente.

“E kuptojmë nervozën e binomit BDI-LSDM që vjen pas skandaleve të njëpasnjëshme që po dalin në shesh çdo ditë, dhe që po nxjerr në dritë skandelet dhe keq qeverisjen e tyre.

E kuptojmë këtë shqetësim në periudhë kur kjo Ministri dhe kjo Qeveri po zhvillon në pak muaj projekte me buxhete që binomi BDI-LSDM nuk i ka zhvilluar për shumë vite qeverisje të paaftë.

Qeverisja BDI-LSDM është sinonim i keqmenaxhimit të shtetit dhe korrupcionit masiv, që ka vështirësuar jetën e qytetarëve në çdo lëmi.

Edhe sot, LSDM me pres-konferencën e zhvilluar dëshmoi paaftësinë për të lexuar dhe kuptuar dokumente, njejtë siç nuk dinte të lexon nevojat e qytetarëve dekadën e kaluar të qeverisjes me BDI-në.

Imagjinoni, binomi LSDM-BDI që keqpërdori qindra miliona euro nga shteti në kohën e krizës COVID, krizës me inflacionin dhe krizës energjetike, binom i cili i dha liçenca 20 fabrikave të marihunës, qindra kazinove në çdo lagje, me zëvendëskryeministra në lista të zeza, po tenton të krijojë temë nga një procedurë administrative, të cilën si praktikë e kishin instaluar vet LSDM-BDI, ndërsa ne tani po e menjanojmë.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, është transparente dhe e hapur, për çdo organ hetimor apo mjet të informimit që dëshiron të verifikojë gjendjen.

Reagimet e LSDM-së dhe BDI-së vijnë në kohën kur Ministria e Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor së bashku me Inspektoratin e Mjedisit Jetësor po zbulojnë skandale të panumërta nga qeverisja e kaluar” thonë nga MMJPH.

Advertisement
Advertisement
Advertisement