Ministria e Arsimit prezanton planin për fillim të mësimit, kërkon buxhet shtesë - Gazeta Express
string(79) "ministria-e-arsimit-prezanton-planin-per-fillim-te-mesimit-kerkon-buxhet-shtese"

Ministria e Arsimit prezanton planin për fillim të mësimit, kërkon buxhet shtesë

Gazeta Express

21/08/2020 11:56

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, në mbledhjen e Qeverisë ka prezantuar masterplanin e kësaj Ministrie për fillimin e mësimit në kushte pandemie.

Likaj tha se gjatë dy muajve kanë hartuar masterplanin për fillimin e vitit të ri shkollor, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Gjatë dy muajve kemi hartuar masterplanin për fillimin e vitit të ri shkollor. Është paraparë rreth 1000 mijë mësimdhënës qe duhet të kenë komunat për të zbatuar këtë plan. Në kudër të këtij masterplani është kërkesa për buxhet shtesë. Janë edhe konceptet se si duhet të zhvillohet mësimi nga parashkollorët deri tek universitetet”, ka thënë Likaj.

Tutje ministri Likaj shtoi se janë konsultuar me Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe ata janë shprehur të gatshëm të fillojnë mësimin në objekte shkollore.

Ai tha po ashtu se kanë hartuar një vendim që mësimi të fillojë në tri grupe

“Kemi hartuar udhëzimin për mësim në kushte pandemie. Kemi vazhduar me trajnimin e mësimdhënësve aktualë, kemi paraparë fushata vetëdijesuese për shkollat si dhe është përcaktuar roli i inspektoratit në monitorimin e masave. Ata kanë shprehur dëshirën që të fillojë mësimi nëpër objektet shkollore. E kemi hartuar edhe një vendim që mësimi të fillojë në tri faza varësisht nga DKA-të. Një grup më 1 shtator, një grup tjetër më 7 shtator dhe një grup më 10 shtator dhe për këtë kemi marrë konfirmimin nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja”, tha ai.

Ndërkaq, kryeministri tha se këtë masterplan Qeveria do ta miratojë në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë. Kryeministri Hoti tha se Qeveria do ta mbështesë plotësisht me buxhet këtë ministri për fillimin e mësimit në kushte pandemie, ai po ashtu tha se këtë masterplan Qeveria do ta miratojë në mbledhjen e ardhshme të qeverisë.