string(101) "ministria-e-arsimit-njofton-maturantet-neser-fillon-aplikimi-per-provimin-e-matures-behet-ne-e-kosova"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2025 15:35

Ministria e Arsimit njofton maturantët: Nesër fillon aplikimi për Provimin e Maturës, bëhet në e-Kosova

Lajme

Gazeta Express

26/05/2025 15:35

Ministria e Arsimit i ka njoftuar maturantët se nga nesër fillon aplikimi për provimin e maturës.

Aplikimi duhet të bëhet përmes platformës ‘online’ e-Kosova dhe do të zgjasë deri më 10 qershor.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), njofton maturantët se, nga dita e nesërme, 27.05.2025, do të filloj aplikimi për Provimin e Maturës. Aplikimi do të bëhet përmes platformës e-Kosova dhe do të zgjasë deri më 10.06.2025, ndërsa aprovimi i aplikimeve nga koordinatorët e shkollave do të bëhet nga 01.06.2025 deri më 11.06.2025”, thuhet në njoftim.

Ministria tha se “Provimi i Maturës Shtetërore 2025 në Kosovë është planifikuar të mbahet më 21 qershor 2025, kurse rezultatet do të publikohen më 30.06.2025”.

“Nxënësit që e kalojnë Provimin e Maturës do të mund të shkarkojnë certifikatën digjitale nga po e njëjta platformë”.

“Testi do të zhvillohet në një ditë të vetme dhe do të përfshijë katër lëndë: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze, Matematikë dhe një lëndë me zgjedhje. Secila lëndë do të ketë nga 25 pyetje, me gjithsej 100 pyetje”, thuhet në njoftim.