Ministria e Arsimit merr vendimin, të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar mësim online - Gazeta Express
string(96) "ministria-e-arsimit-merr-vendimin-te-gjitha-institucionet-e-arsimit-parauniversitar-mesim-online"

Shqiperi

Gazeta Express

13/02/2021 15:56

Ministria e Arsimit merr vendimin, të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar mësim online

Shqiperi

Gazeta Express

13/02/2021 15:56

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjitha shkollat në vend.

Kushi deklaron se i gjithë arsimi parauniversitar do të kalojë në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021, për shkak të rënies së temperaturave dhe reshjeve të dendura të dëborës.

NJOFTIM:

Sipas parashikimeve të IGJEUM, në vendin tonë pritet një rënie shumë e theksuar e temperaturave dhe rreshje të dendura dëbore në pjesën më të madhe të territorit.

Për këtë arsye, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vendosi të kalojë të gjitha institucionet tona të arsimit parauniversitar në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, si dhe të gjitha zyrat arsimore dhe drejtoritë rajonale në vend, po punojmë intensivisht për të marrë të gjitha masat e nevojshme që të garantojmë mbarëvajtjen e këtij procesi.

NJOFTIM Sipas parashikimeve të IGJEUM, në vendin tonë pritet një rënie shumë e theksuar e temperaturave dhe reshje të…

Posted by Evis Kushi on Saturday, February 13, 2021