Ministria e Administratës Publike thotë se Agim Ademi ka fituar mandat katërvjeçar - Gazeta Express
string(82) "ministria-e-administrates-publike-thote-se-agim-ademi-ka-fituar-mandat-katervjecar"

Gazeta Express

05/12/2019 16:00

Ministria e Administratës Publike thotë se Agim Ademi ka fituar mandat katërvjeçar

Gazeta Express

05/12/2019 16:00

Derisa Zyra Ligjore e Ministrisë së Sportit kishte dhënë opinion se në Kuvendin e FFK-së të korrikut të vitit 2018 kishte parregullsi në procesin e zgjedhjes së Agim Ademit kryetar të FFK-së, prej të cilit opinion u distancua ministri Kujtim Gashi që tha se atë e ka shkruar një individ, opinion ka dhënë edhe Ministria e Administratës Publike.

Departamenti i OJQ i kësaj ministrie i ka dhënë opinion FFK-së, përmes të cilit Agim Ademin e vlerëson si legjitim, edhe atë me mandat katërvjeçar. Sipas këtij opinioni të Ministrisë së Administratës Publike, Ademi gëzon mandat deri në vitin 2022, e jo deri në vitin 2020, siç kërkon grupi i tij opozitar.

Lexo Edhe:

 “Eshtë evidentuar e tërë procedura e zhvilluar dhe rezulton se janë respektuar dispozitat e Statutit me rastin e organizimit dhe mbajtjes së këtij kuvendi”, thuhet në opinionin e kësaj ministrie që e ka siguruar Gazeta Express.

“Përfaqësuesi i autorizuar – kryetari I FFK-së është zgjedhur me mandate 4(katër) vjeçar, ashtu siç parashihet në nenin 39 të Statutit, nga delegatët e Kuvendit të FFK-së”, thuhet pos tjerash në opinionin e kësaj ministrie.