Ministri Vitia refuzoi vullnetarizmin e doktoreshës nga Gjermania? Flet mjekja - Gazeta Express
string(77) "ministri-vitia-refuzoi-vullnetarizmin-e-doktoreshes-nga-gjermania-flet-mjekja"

Lajme

Gazeta Express

21/06/2025 20:29

Ministri Vitia refuzoi vullnetarizmin e doktoreshës nga Gjermania? Flet mjekja

Lajme

Gazeta Express

21/06/2025 20:29

Mjekja Zana Luci, që është përzgjedhur drejtoreshë në repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në qytetin Lindau të Gjermanisë, ka folur për vështirësitë dhe pengesat me të cilat u ballafaqua përderisa arriti në këtë post.

Gjatë intervistës, ajo foli edhe për shëndetësinë në Kosovë, ku tregoi se i ka ofruar direkt mbështetje vullnetarisht Ministrisë së Shëndetësisë, mirëpo të njëjtit e kanë refuzuar.

“I kam ofru Ministrisë së Shëndetësisë punë vullnetare, mirëpo nuk kam marrë ndonjë përgjigje. Ka qenë muaji dhjetor dhe unë desha vullnetarisht të vij dhe të kontribuoj në trajnime, apo edhe në aspektin operativ, mirëpo s’pati përgjigje”, ka thënë ajo në Klan Kosova.

Madje, ajo tha se foli drejtërdrejtë me ministrin Arben Vitia, por që u neglizhua. Kësisoj, ajo tha se duhet të ndryshojë sistemi i shëndetësisë në Kosovë dhe se është e gatshme që të ndihmojë dhe të bashkëpunojë me autoritetet kosovare, në të mirë të shëndetësisë.

46-vjeçarja, Zana Luci me prejardhje është nga Prishtina, ndërsa studimet për mjekësi i ka kryer në Universitetin e Mjekësisë në Vjenë.