Ministri Vitia njofton për një takim që pati, pesë ditë pasi ai u zhvillua - Gazeta Express
string(73) "ministri-vitia-njofton-per-nje-takim-qe-pati-pese-dite-pasi-ai-u-zhvillua"

Lajme

Gazeta Express

15/05/2023 13:33

Ministri Vitia njofton për një takim që pati, pesë ditë pasi ai u zhvillua

Lajme

Gazeta Express

15/05/2023 13:33

Ministria e Shëndetësisë (MSH) të hënën u ka nisur mediave një komunikatë për një takim të ministrit Arben Vitia me ministrin e Maltës, Jo-Etienne Abela.

Takimi për të cilin ka njoftuar Ministria, është zhvilluar më 10 maj, të mërkurën e javës që shkoi.

“Gjatë këtij takimi u diskutua për përvojën e dobishme që mund të përfitojë Kosova nga shteti i Maltës shkaku i rrugës së ngjashme nëpër të cilën ka ecur për avancimin e sistemit të shëndetësisë. Në veçanti u theksua rëndësia e ngritjes së kapaciteteve institucionale në AKPPM dhe trajnimi i stafit që është i angazhuar në rregullativën e barnave në Republikën e Kosovës, ndërsa në këtë drejtim është tejet e çmueshme mbështetja e shtetit të Maltës bazuar në përvojën e saj”, thuhet në komunikatë.