Ministri Vitia kërkon 400 mijë euro nga Qeveria për mbrojtje nga coronavirusi - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

28/02/2020 11:20

Ministri Vitia kërkon 400 mijë euro nga Qeveria për mbrojtje nga coronavirusi

Lajme

Gazeta Express

28/02/2020 11:20

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili është duke raportuar para anëtarëve të Komisionit parlamentar për shëndetësi, tha se kanë kërkuar 400 mijë euro nga Qeveria e Kosovës në lidhje me mbrojtjen nga coronavirusi.

Ai ka treguar se është përgatitur edhe reparti për izolim në rast të paraqitjes së rasteve me coronavirusin.

“Një nga repartet e Klinikës Infektive është përgatitur për rastet që izolohen që ka 25 shtretër. Varësisht nga nevoja, repartet në SHSKUK edhe mund të zgjerohen”, tha ai.

Vitia foli edhe për karantinat, të cilat janë të nevojshme për qytetarët të rast të perhapjes së coronavirusit, me ç’rast tha se në rast së përhapet ky virus, është propozuar që karantina të bëhet në Parkin e Biznesit, në Prizen e po ashtu në Vranidoll.