Ministri Vitia flet për masat e marra për luftimin e pandemisë - Gazeta Express
string(62) "ministri-vitia-flet-per-masat-e-marra-per-luftimin-e-pandemise"

Ministri Vitia flet për masat e marra për luftimin e pandemisë

Lajme

Gazeta Express

16/04/2021 21:11

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur për masat e marra nga qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Thotë se masat aktuale janë në fuqi deri më 18 prill. Ndërkohë theksoi se po bisedohet për hapat që do të merren në të ardhmen.

Lexo Edhe:

“Ne kemi paralajmëruar nga fillimi se këto masa do të jenë në fuqi deri më 18 prill që i bie kësaj të diele. Në ndërkohë MSH ka formuar grupe punuese me të gjithë hisedarët, duke filluar nga bizneset, nga bashkësitë e religjionit dhe nga të gjithë akterët e tjerë në mënyrë që të gjithë të bëhemi akterë”, tha Vitia.

“Të gjitha rekomandimet nga kryetarët e komunave, por jo vetëm, edhe nga hisedarët e tjerë, përveç rekoamdimeve që i kam dhënë, jemi zotuar që bashkërisht, të bashkërendohemi për respektimin e këtyre masave dhe nuk kam asnjë dyshim që bashkërisht me të gjithë hisedarët dhe natyrisht me ndihmën e juaj, ne shumë shpejt do t’i ulim numrat dhe shumë shpejt pastaj edhe me sigurimin e vaksinave di t’i vije fundi edhe progresit të pandemisë”, tha Vitia.