Ministri Sveçla njofton për vendimin për targat e përkohshme, thotë se situata në pikat kufitare është e qetë - Gazeta Express

Ministri Sveçla njofton për vendimin për targat e përkohshme, thotë se situata në pikat kufitare është e qetë

Lajme

Gazeta Express

20/09/2021 9:05

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se MPB dhe Policia e Kosovës po e mbikëqyrin zbatimin e  marrëveshjes për lëvizjen e lirë, raporton Express

Sveçla ka njoftuar në Facebook se MPB nga nxjerrë vendim që obligon me targa të përkohshme të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe Hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në të gjitha pikat e kalimit kufitar.   

Lexo Edhe:

“Me këtë rast, MPB-ja, me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve edhe pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2014, ka nxjerrë vendim që aranzhon dhe obligon pajisjen me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Dhe njëkohësisht ka ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për të reduktuar në maksimum pritjet në pikat kufitare”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla ka shtuar se nga data 15 shtator, nuk ka në qarkullim asnjë veturë të pajisur me targa valide “KS” dhe se të vetmet targa ligjore janë ato “RKS”.

“Njoftojmë opinionin se nga data 15 shtator nuk ka në qarkullim asnjë veturë të pajisur me targa valide “KS” dhe rrjedhimisht targat e vetme ligjore dhe me afat të lëshuara nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë ato me denominimin “RKS”. Situata është e qetë. Policia e Kosovës i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operative dhe logjistike që të mos pengojnë dhe vonojnë lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave”, ka shkruar Sveçla./GazetaExpress/