Ministri serb për Integrime Europiane takohet me zyrtarin për zgjerim të BE-së: Po shqyrtojmë mënyrat për anëtarësim të përshpejtuar - Gazeta Express
string(131) "ministri-serb-per-integrime-europiane-takohet-me-zyrtarin-per-zgjerim-te-be-se-po-shqyrtojme-menyrat-per-anetaresim-te-pershpejtuar"

Lajme

Gazeta Express

07/11/2025 11:03

Ministri serb për Integrime Europiane takohet me zyrtarin për zgjerim të BE-së: Po shqyrtojmë mënyrat për anëtarësim të përshpejtuar

Lajme

Gazeta Express

07/11/2025 11:03

Ministri për Integrim Europiane, Nemanja Staroviq, ka njoftuar për një takim me drejtorin për Zgjerimin të Bashkimit Europian, Gert Jan Koopman.

Në një postim në X, Staroviq tha se takimi është zhvilluar për shqyrtimin e mënyrave për “përshpejtimin e anëtarësimit” e Serbisë në BE.

“Pata një tjetër takim produktiv me për të shqyrtuar mënyrat për të përshpejtuar anëtarësimin e Serbisë në BE. Koha ka ardhur, le ta shfrytëzojmë këtë moment dhe ta sjellim Serbinë në BE përmes reformave të guximshme”, ka shkruar ai.

Bashkimi Europian në konferencat e mbajtura pas publikimit të raporteve të progresit për vendet që synojnë anëtarësimin në Union, ka promovuar zgjerimin me partnerët e tij.

Megjithatë, për disa nga këto vende u tha se anëtarësimi në BE është më real në bazë të reformave të ndërmarra. Serbia nuk ishte prej tyre.  

Koopman në një postim në X tha se këtë vit, është koha për veprime konkrete: “që partnerët tanë të zgjerimit të zbatojnë reformat dhe që BE-ja të përgatitet për një Union më të madh dhe më të fortë”.

“Mali i Zi, Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia tregojnë se zbatimi i objektivave sjell rezultate”, tha ai.

Kosova dhe Serbia e kanë kusht të domosdoshëm normalizimin e marrëdhënieve të tyre për t’u pranuar në BE./Express/