Ministri Peci deklarohet pas arrestimit të 31 personave në aksionin e sotëm policor - Gazeta Express
string(83) "ministri-peci-deklarohet-pas-arrestimit-te-31-personave-ne-aksionin-e-sotem-policor"

Lajme

Gazeta Express

03/12/2021 22:30

Ministri Peci deklarohet pas arrestimit të 31 personave në aksionin e sotëm policor

Lajme

Gazeta Express

03/12/2021 22:30

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka përshëndetur aksionin e Policisë së Kosovës në rastin “subvencioni 2021”, ku u arrestuan 31 persona në tetë komuna të Kosovës.

Peci tha se këto arrestime janë në vazhdën e arretimeve të mëhershme të muajit shkurt dhe qershor të këtij viti.

Lexo Edhe:

“E përshëndes aksionin e sotëm të policisë së Republikës së Kosovës, rasti “subvencioni 2021” dhe organeve tjera të drejtësisë në përpjekjen për sundimin e së drejtës në institucione tona. Paratë e taksapaguesve të qytetarëve të Republikës së Kosovës duhet të destinohen vetëm në adresa meritore, në këtë rast vetëm tek fermerët meritorë. Këto arrestime janë në vazhdën e arrestimeve të mëhershme të muajit shkurt dhe qershorit të këtij viti. Bashkëpunimi me organet e drejtësisë për ti dhënë epilog të gjitha keqpërdorimeve dhe abuzimeve të parasë publike në Institucionet e Republikës së Kosovës nuk ka alternativ, është imperativ i kohës”, shkruan Peci.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës ka arrestuar 31 persona të dyshuar për dallavere me subvencionet.

Aksioni i Policisë së Kosovës është zhvilluar në tetë komuna të vendit, Pejë, Istog, Ferizaj, Lipjan, Prishtinë, Kllokot, Vushtrri dhe Podujevë.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës, përkatësisht Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike, kanë realizuar një aksion i cili është vazhdim i aksioneve të mëhershme për  rastin Subvencioni 2021,  në disa lokacione të ndryshme të Kosovës. Ndërkaq, aksioni është zhvilluar në komunat: Pejë, Istog, Ferizaj, Lipjan, Prishtinë, Kllokot, Vushtrri, Podujevë”, thuhet në njoftim.

Nga 31 të arrestuarit, 19 prej tyre janë qytetarë, të cilët janë intervistuar në cilësinë e përfituesve të subvencioneve, ndërkaq 12 zyrtarë nëpër komuna.

“Prokuroria Speciale njofton se nga ky aksion janë ndaluar dhe intervistuar gjithsejtë tridhjetenjë (31) persona, prej tyre dymbëdhjetë (12) zyrtarë me pozita të ndryshme nga komunat dhe zyrat rajonale të Agjencionit Zhvillimor të Bujqësisë dhe zyrës rajonale të APK. Ndërkaq, aksioni është zhvilluar në komunat: Pejë, Istog, Ferizaj, Lipjan, Prishtinë, Kllokot, Vushtrri, Podujevë. Përderisa, nëntëmbëdhjetë (19) persona janë intervistuar në cilësinë e përfituesve të subvencioneve. Përfituesit e subvencioneve janë nga komuna të ndryshme të Kosovës, të cilët dyshohet se kanë mashtruar me subvencione”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit për personat të cilët janë ndaluar nga aksioni i sotëm.

“Personat e ndaluar dyshohet se kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Dhënie e ryshfetit”, “Mashtrim me Subvencione’’, si dhe “Falsifikim i dokumenteve”. Gjithashtu, gjatë afateve kohore ligjore Prokuroria Speciale do të bëjë kërkesë për caktim e masës së paraburgimit të personave të cilët janë ndaluar nga aksioni i sotshëm”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës./GazetaExpress/