Ministri Murati ka një njoftim për pagesat e pensioneve - Gazeta Express
string(55) "ministri-murati-ka-nje-njoftim-per-pagesat-e-pensioneve"

Lajme

Gazeta Express

14/01/2022 17:50

Ministri Murati ka një njoftim për pagesat e pensioneve

Lajme

Gazeta Express

14/01/2022 17:50

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është realizuar pagesa e pensioneve për 293 mijë e 347 përfitues raporton Gazeta Express.

Murati ka shkruar se ndryshimi me datën e pagesave u ndihmon sadopak në muajin janar.

Lexo Edhe:

“Sot, me sesionin e fundit bankar, është realizuar pagesa e pensioneve për 293,347 përfitues. Shpresojmë që ky ndryshim u ndihmon familjeve sadopak ta shtyjnë muajin, sidomos tani në janar, sepse shumica kanë pasur shpenzime më të larta se zakonisht për shkak të festave të fundvitit”, ka thënë Murati.