string(110) "ministri-maqedonci-tregon-per-marreveshjen-per-nderveprueshmerie-dhe-siguri-me-shbate-qe-u-nenshkrua-me-13-maj"

Lajme

Gazeta Express

17/05/2025 20:07

Ministri Maqedonci tregon për marrëveshjen për ndërveprueshmërie dhe siguri me ShBA’të që u nënshkrua më 13 maj

Lajme

Gazeta Express

17/05/2025 20:07

Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci foli në emsionin “Balkan Talks” lidhur me dimensionin e sigurisë në Kosovë.

I pyetur  për një marrëveshje ndërveprueshmërie dhe siguri në komunikim e cila u nënshkrua në 13 maj nga Jon Philips dhe Bashkim Jashari, Maqedonci tregon se cila është vlera politike e një marrëveshje të tillë mes Kosovës dhe SHBA-së.

“Është një marrëveshje për ndërveprueshmëri në aspektin e komunikimit dhe aspektin kibernetik. Është një produkt i një marrëveshje të mëparshme të nënshkruar nga Albin Kurti dhe ish-ambasadori amerikan në prishtinë Hovenier në vitin 2023. Por marrëveshja e tanishme e nënshkruar nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës dhe Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-ve, ka rëndësi të madhe për thellimin e bashkëpunimit me Amerikën sidomos në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë sepse adreson disa çështje që kanë të bëjnë me sigurinë e informacionit.

Informacionet janë sensitive, siç janë sistemet amerikane që do përdoren në forcën e sigurisë së Kosovës sepse dihet që Kosova partnerin e saj kryesor për blerjet ushatarake ka SHBA-të.

Ne jemi vendi i 33-të që SHBA-të kanë nënshkruar një marrëveshje të tillë dhe ka rrugë për bashkëpunim me Amerikën në të gjitha sferat e mbrojtjes, në veçanti të teknologjisë dhe të dhënave sensitive si dhe shumë elementë të tjerë që lidhen me pajisjet ushatrake”, theksoi Maqedonci.