Takimi me Maqedoncin e Vengun në Mynih, ministri kroat: Bashkëpunimi ynë s’e rrezikon askënd - Gazeta Express
string(89) "takimi-me-maqedoncin-e-vengun-ne-mynih-ministri-kroat-bashkepunimi-yne-se-rrezikon-askend"

Gazeta Express

14/02/2026 11:36

Takimi me Maqedoncin e Vengun në Mynih, ministri kroat: Bashkëpunimi ynë s’e rrezikon askënd

Gazeta Express

14/02/2026 11:36

Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq, ka njoftuar për një takim trepalësh të zhvilluar mes tij, ministrit të Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci dhe atij të Shqipërisë, Pirro Vengu, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Ai tha se me dy homologët e tij ka diskutuar aktivitetet aktuale dhe të ardhshme në kuadër të Deklaratës për Bashkëpunim në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë Kroaci-Shqipëri-Kosovë.

Anushiq tha se përmes kësaj “po zhvillojmë bashkërisht projekte të reja në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe po përmirësojmë bashkëpunimin midis forcave tona të armatosura”.

Ministri kroat u kujdes që të siguronte Serbinë, e cila është ankuar për këtë aleancë, se me këtë deklaratë nuk rrezikohet askush.

“Nuk ka absolutisht asgjë të diskutueshme në këtë Deklaratë dhe, sigurisht, nuk po rrezikojmë askënd me të. Bashkëpunimi ynë synon qartë forcimin e stabilitetit dhe sigurisë së Europës Juglindore dhe thellimin e partneritetit dhe aleancës së tre vendeve mike”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, edhe në Mynih tha se është i shqetësuar për këtë aleancë dhe tha se vendi i tij do të rrisë investimet në mbrojtje.

“Me formimin e një aleance ushtarake të Kroacisë me Prishtinën dhe Tiranën, ne jemi seriozisht të rrezikuar dhe do të merremi me këtë çështje me shumë seriozitet. Së shpejti do të marr pjesë në kolegjiumin e Shtabit të Përgjithshëm dhe të Ministrisë së Mbrojtjes [të Serbisë] dhe do të vizitoj të gjitha fabrikat e industrisë ushtarake. Do të investojmë një shumë të madhe shtesë të parave në fabrikat e industrisë ushtarake”, tha Vuçiq, duke shtuar se nga tani e tutje “30, ndoshta deri në 40 për qind” e prodhimit ushtarak do të destinohet drejtpërdrejt për Serbinë./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement