string(126) "ministri-kroat-flet-ne-tirane-per-aleanca-te-reja-thote-se-kroacia-shqiperia-dhe-kosova-do-te-dalin-me-deklarate-te-perbashket"

Lajme

Gazeta Express

17/03/2025 23:53

Ministri kroat flet në Tiranë për aleanca të reja, thotë se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova do të dalin me deklaratë të përbashkët

Lajme

Gazeta Express

17/03/2025 23:53

Ministri kroat i mbrojtjes Ivo Anusic gjatë një vizite në Tiranë ka deklaruar se me homologun e tij shqiptar Pirro Vengu, janë dakorduar për projekte të përbashkëta. Gjithashtu ai njofton se takimit, të martën do t’i bashkohet e ministri i Kosovës, Ejup Maqedonci.

Ai paralajmëron se tre vendet së shpejti do të nënshkruajnë një deklaratë për të cilën do të flasin të martën.

“Me ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë jemi marrë vesh për bashkëpunim dhe koordinim dhe projekte të përbashkëta. Bëhet fjalë për Evropën Juglindore dhe ndoshta edhe për një vatër krize në momentin e pikërishëm në Evropë dhe botë dhe jemi koshient se sa është me rëndësi që të ketë bashkëpunim dhe aleanca me vendet e Evropës Juglindore. Interesi i Kroacisë është paqja që të ketë një situatë qe s’do të këtë eskalim dhe kjo është arsyeja që po bisedojmë me ministrin shqiptar, nesër do të na bashkohet edhe ministri i mbrojtjes së Kosovës dhe së shpejti nënshkruajmë një deklaratë për të cilën do të flasim më shumë nesër”, ndau detaje ministri kroat në videon e postuar në Instagram.

Video KËTU